Qytetet me te prekura nga termetet ne Shqiperi, 10 stacione te reja per monitorime sizmike
Instituti i Gjeoshkencave gjatë një konference të mbajtur, nxorri në pah konkluzionet e studimit për aktivitetin sizmik në Shqipëri.
Investimet e reja janë ndalur në shtimin e 20 stacioneve të rinj për monitorimin e lëkundjeve sizmike.
“Që nga tërmeti i 2019 me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe UNDP, ka pasur aszhornime të stacioneve aktuale, dhe shtimin me 10 stacione të rinj duke rritur performancën e rrjetit, por duke rritur dhe mbulimin e rrjetit sizmik shqiptar.
Janë 10 stacione tërinj dhe 10 të përmirësuar që janë pjesë e rrjetit bazë të institute sizmiologjik shqiptar.
Por, cilat janë zonat ku janë vendosur stacionet e rinj sizmik?
“10 stacionet e rinj kanë filluar që nga veriu, Razma, deri në Përmet. Kemi Razëm, Burrel, Kemi një shtesë në Durrës, mbi zonën e Librazhdit, kemi në Blesh e cila është një zonjë që ka një sizmiocitet domethënës, kemi një në Pogradec dhe një tjetër në Përmet. Dhe dy në Vlorë.”
Sipas shefes së Departamentit të Sizmiologjisë Anila Xhahysa, sipas studimit nga Instituti i gjeoshkencave, jugu i shqipërisë është më i prekur nga lëkundjet sizmike.
“Jugu është më i prekur, qoftë që katalogu nga përhapje sizmiocitetit, nga prania e thyerjeve, nga lëkundje të matura nga sistemi GPS.
Jo vetëm përshpejtimi i truallit është për rrezikun në zonë, por janë dy parametra shumë të rëndësishëm, është kategoria e truallit nëse jemi në shkëmb, dhe cilësia e ndërtesave është e rëndësishme.”/Burimi: Scan