Secondary Adv

Rozafa Tower, publikohet projekti fitues i konkursit nderkombetar

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin fitues të konkursit ndërkombëtar “Rozafa e re e Shkodrës”.

 

Kreu i qeverisë, në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar se Rozafa e Re e Shkodrës do të ndërtohet nga studio spanjolle Selgascano Architects.

 

Projekti i studios arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re, duke punuar në tre pamje, Liqenin e Shkodrës, Alpet e Shqipërisë dhe Lumenjtë Buna dhe Drin. 

 

Postimi i plotë:

 

“MIRËMËNGJES, dhe me projektin fitues të konkursit ndërkombëtar, “Rozafa e Re e Shkodrës”, e studios prestigjioze spanjolle Selgascano Architects, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Burimi: Ballkan Web


Më të lexuarat