SPAK nis hetimet per skandalin te Onkologjiku, kerkon vleresimin e masave te sigurise ne GJKKO
Pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, SPAK ka regjistruar hetimet për skandalin tek spitali i Onkologjikut.
Prokuroria e posaçme ka regjistruar hetimet për 3 vepra penale duke nisur nga ajo e kontrabandës së ilaçeve, shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Dy veprat e para ishin ngritur edhe nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa me kalimin në SPAK është ngritur edhe akuza e korrupsionit. Hetimit po ndiqen nga prokurori Elvin Gokaj, që tashmë ka dorëzuar kërkesën në gjykatën e posaçme për rivlerësimin e masave të sigurisë për të dyshuarit.
Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT. Bëhet fjalë për Edmond Gashin, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”;
Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”;
Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”;
Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”./Burimi: abcnews.al