Secondary Adv

Propozimet, rivleresimi i pasurive me pak se 5 per qind, sugjerohet shtyrje afatesh

Ministri i Financave Ervin Mete sqaroi procedurën që do të ndiqet për të miratuar këtë projektligj, duke thënë se në parim rivlerësimi do të mbetet në normën 5%.

 

Projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për qytetarët dhe bizneset  me një normë më të ulët tatimore nga sa është  përcaktuar në ligj, është prezantuar dhe diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

 

“Në bazë të kontekstit të ri të çmimit të referencave që kanë ndryshuar në Tiranë dhe hartës së re të referencave që do të jetë efektive nga mesi i shtatorit, ndërmerret kjo iniciativë për të rivlerësuar pasurinë e tyre me qëllim formalizmin e vlerave të pasurive të paluajtshme” deklaroi deputetja e PS Blerina Gjylameti.

 

Deputetët e komisionit kanë dhënë sugjerime sa i takon afatit, ku propozohet të shtyhet deri në fund të vitit të ardhshëm, pronave që duhet të rivlerësohen dhe përqindjes që do të aplikohet.

 

“Njerëzit me 5% do tkurren, propozoj të jetë me 3 %. Do sjellë më shumë të ardhura në buxhet” deklaroi deputeti i PS Frrok Gjini.

 

“Afati te shtyhet deri në fund të 2025.  Shikoni mos e zbresim tarifën deri në 2%” deklaroi deputeti i PD Edmond Spaho.

 

“S’mund te vlerësojmë prona qe janë ne proces legalizimi, pasi ata nuk janë pronare. Duhet te jenë individë që kanë kyer legalizimin dhe janë në proces regjistrimi.

 

Ata që kanë kontrata porosie duhet ta kenë paguar gjithë kontratën. Që  të jenë posedues të pronës.  Taksa të jetë 4%” deklaroi deputeti i PS Vullnet Sinaj.

 

Ministri i Financave Ervin Mete sqaroi procedurën që do të ndiqet për të miratuar këtë projektligj, duke thënë se në parim rivlerësimi do të mbetet në normën 5%.

 

“Si procedurë pr.ligj vjen në Këshillin e Ministrave , Këshlli i Ministrave merr mendim nga një sërë institucionesh dhe më pas merr vendim. Këshilli i Ministrave do kthejë një përgjigje të unifikuar përfshirë dhe aspektet teknike për objektet që janë në legalizim apo kontrata sipërmarrjeje.

 

Në parim qëndrimi u dha dje nga kryeministri, sa i takon tekstit, duhet që institucionet kompetente të shprehen për zbatimin e atyre dispozitave” deklaroi ministri i Financave Ervin Mete.

 

Sipas propozimit aktual ligjit parashikohet të hyjë në fuqi datën 1 shtator 2024 dhe të ketë afat deri më 30 shtator 2025.

 

Këshilli i Ministrave ka një afat 30 ditor për të kthyer përgjigje përfundimtare për normën e rivlerësimit dhe shtrirjen në kohë./Burimi: Scan


Më të lexuarat