Lufta ne Gaza, Gjykata e Hages: Politikat e Izraelit shkelin ligjin nderkombetar
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tha sot se prania e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor shkel ligjin ndërkombëtar.
Duke bërë thirrje thirrje që t’i jepet fund menjëherë ndërtimit të vendbanimeve.
Ky është një dënim i paprecedent i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare lidhur me sundimin e Izraelit mbi tokat që i ka pushuar 57 vjet më parë.
Është një vendim që mund të ketë më shumë efekt në opinionin publik ndërkombëtar sesa në politikat izraelite.
Kryetari i Gjykatës, Nawaf Selam, për rreth një orë lexoi deklaratën e plotë të komisionit të përbërë nga 15 gjyqtarë nga e gjithë bota.
Gjykatësit përmendën një listë të gjatë të politikave, përshirë edhe ndërtimin dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor,
përdorimin e burimeve natyrore në këto zona, aneksimin dhe vendosjen e kontrollit të përhershëm ndaj tokave dhe politikave diskriminuese ndaj palestinezëve.
Të gjitha këto, thanë gjyqtarët, Izraeli janë në kundërshtim me nenin 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se territoret janë pjesë e “atdheut” historik të popullit hebre.
“Populli hebre nuk është pushtues në tokën e vet, as në kryeqytetin tonë të përjetshëm Jerusalemin, as në tokën e të parëve tanë në Jude dhe Samari.
Asnjë vendim nga Haga, nuk do ta shtrembërojë këtë të vërtetë historike, ashtu siç nuk mund të kontestohet ligjshmëria e zgjidhjes izraelite në të gjitha territoret e atdheut tonë”, tha Netanyahu./Burimi: Shqiptarja.com