Secondary Adv

Hapet thirrja per financimin e bizneseve, deri ne 2.5 mln leke per start up-et dhe inovacionin

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin 2024. 

 

Kjo thirrje mbështet zhvillimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme që ushtojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë,

 

zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.

 

Drejtimet e Thirrjes për mbështetjen financiare nga Programi “Mbështje për Zhvillimin e Biznesit” janë disa.

 

Konkretisht do të jepet mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve, me vlerë financimit deri në 2.5 milionë lekë dhe mbulim kostosh 100%.

 

Kostot e mbulueshme janë Certifikimi i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë dhe konsulencën përkatëse);

 

Pjesëmarrje në trajnime për rritje kapacitetesh; Pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare me stenda të gatshme;

 

Promovimi i markës përmes digjitalizimit;

 

Krijimi dhe ndërtimi i aplikacioneve dhe/ose platformave për e-Commerce;

 

Përgatitje të materialeve promovuese (jo më shumë se 20% e vlerës totale të projektit).

 

Skema e dytë ofron mbështetje financiare për investime. Ku përfishen projekte për inovacionin me vlerë financimi deri në 1 milionë lekë, mbulimi i kostove 100%.

 

kostot e mbulueshme janë Zhvillim/përmirësim teknologjik i produktit; Blerje aplikacioni për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash; Blerje aplikacionesh dhe/ose programe apo paketa të ndryshme kompjuterike

 

Projekte për konkurrueshmërinë me vlerë financimi deri në 1,5 milionë lekë, mbulimi i kostove 100%. Kostot e mbulueshme lidhet me blerjen makinerive dhe/ose pajisjeve të punës që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit.

 

Projekte për start-up me vlerë  financimit deri në 800 mijë lekë, mbulimi i kostove 100% . Kostot e mbulueshme janë Blerje e makinerive dhe/ose pajisjeve të punës; Blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce.

 

Projekte për artizanin, me vlerë financimit deri në 800 mijë lekë, mbulimi i kostove 100% . Kostot e mbulueshme përfshin Blerje të makinerive dhe/ose pajisjeve të punës tradicionale dhe/ose teknologjike; Blerje të aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce

 

Thirrja për projekt-propozime do të qëndrojë e hapur deri më datën 11 Gusht 2024.

 

Aplikantët do të paraqesin vetëm një projekt – propozim në një nga  drejtimet e thirrjeve përmes adresës adresës elektronike: ndermarrje@aida.gov.al./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat