Secondary Adv

Zgjedhjet ne Himare, sot mbaron afati, 7 parti ne gare, PD ende nuk eshte regjistruar

Data 22 korrik është afati i fundit i partive politike për të regjistruar zyrtarisht në KQZ kandidatët e tyre për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

 

Në garën për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Himarë kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 7 parti. 

 

Partia Demokratike ende nuk ka depozituar kërkesë, ndërsa afati përfundon sot në orën 16:00.

 

Lista e partive që kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e Himarës:

 

1.    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);

2.    Partia e Lirisë (PL);

3.    Partia republikane (PR);

4.    Partia Demokristiane (PDK);

5.    Partia Balli Kombëtar (PBK);

6.    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);

7.    Fryma Re Demokratike (FRD);

/Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat