Secondary Adv

Legalizimi i shtepive, kategorite qe do kene perparesi, zbardhet vendimi

Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat, duke ju dhënë prioritet shtëpive dhe atyre objekteve me funksion të përzier, që do të thotë që shërbejnë për qëllime strehimi dhe biznesi.

 

Në vendimin e Qeverisë për “Procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore” përcaktohen edhe zonat, do të jenë në fokus të bashkëveprimit, mes zyrave të Kadastrës dhe bashkive, me qëllim përshpejtimin e procesit të legalizimit.

 

Konkretisht, në pikën 2 të vendimit përcaktohet se në krye të listës do të jenë zonat me prioritet zhvillimin urban, për të cilat janë miratuar nga bashkia dokumente të planifikimit të territorit, si dhe zonat informale, në të cilat evidentohet nga bashkia një numër i konsiderueshëm ndërtimesh pa leje, që shërbejnë kryesisht për funksione banimi.

 

“Bashkia, për efekt të planifikimit dhe të zhvillimit urban, mund të identifikojë subjektet që kanë paraqitur kërkesa për legalizim sipas ligjit dhe të evidentojë në terren objektet pa leje në proces legalizimi, që ndodhen në zonën/bllokun kadastral gjeografik me prioritet zhvillimi urban dhe zonë informale banimi”.

 

Më tej, Bashkia e cila do të shërbejë si urë lidhëse mes qytetarëve dhe Kadastrës, në bashkëpunim më ketë të fundit do të informojë qytetarët, që kanë paraqitur kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje lidhur me procedurat e legalizimit,

 

si dhe do të ofrojë asistencën dhe mbështetjen e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit, procesin e evidentimit në terren e në përfundim do të përgatisë njoftimin për vendimmarrjen”, thuhet në vendim, ku janë të përcaktuara në mënyrë të detajuar funksionet apo rolin që do të ketë çdo institucion në këtë proces.

 

Zbatimi i detyrave të caktuara, do të paraprihet nga një marrëveshje, që do të firmoset mes Kadastrës dhe njësive të qeverisjes vendore.

 

Marrëveshje do të ketë jetëgjatësi një vjeçare, ç’ka do të thotë se palët do t’u përmbahen detyrimeve përgjatë një viti nga firmosja e saj.

 

I gjithë proces i transformuar, që do të nis zbatimin prej muajit shtator, do të kontrollohet nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, ku palët do të kenë detyrimin për të raportuar çdo muaj./Burimi: Scan


Më të lexuarat