Secondary Adv

Miratohet draft-marreveshja per ndertimin e sheshit fundor te Bulevardit te Ri

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep dritën jeshile miratimit të marrëveshjes së grantit me Fondin e Katarit për Zhvillim (FKPZH), për financimin dhe ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës.

 

Për realizimin e këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përfitojë një grant prej 11 milionë USD, i bërë i mundur përmes Ambasadës së Katarit në Tiranë.

 

Bulevardi i Ri i Tiranës, që shtrihet nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është transformuar në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit.

 

Për të plotësuar nevojat infrastrukturore dhe rekreacionale të kësaj zone, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri, i cili pritet të shërbejë si një vend pushimi për qytetarët dhe turistët.

 

Sheshi i ri do të ofrojë një mjedis natyror të qetë, duke kombinuar elementë të ujit, gjelbërimit dhe aktiviteteve rekreative e relaksuese.

 

Ky projekt synon të përmirësojë imazhin kulturor të Tiranës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke rritur vlerën e zonës përreth. Ky projekt, me një rëndësi të madhe për zhvillimin urban dhe rekreativ të Tiranës./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat