Secondary Adv

Bashkia e Tiranes njofton studentet, abone falas edhe per vitin e ri akademik

Pas dy viteve që udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë, të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25.

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë.

 

Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat