Vijon puna per Aeroportin e Vlores, 47.7 mln leke tender per furnizimin me uje
Punimet për Aeroportin e Vlorës duket se po ecin me ritme të mira, pasi në Prokurime Publike është publikuar një tender nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë.
Sipas dokumenteve Standarde të Tenderit, kostoja e kontratës do të jetë me një vlerë rreth 47.7 milionë lekë. Fundi i këtij viti është si datë për të përfunduar ndërtimi Aeroporti i Vlorës.
Ndërsa më herët janë publikuar një sërë tenderash për të avancuar punimet dhe për të arritur përfundimet në afatin e përcaktuar. Ky aeroport do të jetë një domosdoshmëri edhe për mbarëvajtjen e turizmit në jug.
Operatorët turistikë kanë theksuar herë pas here që aeropirti i Vlorës pasi të vihet në funkson so e bëjë turizmin e jugut më afër me turistët e huaj me linja direkte nga shtete të ndryshme.
Më herët zëvendëskyreministrja Belinda Balluku ka deklaruar se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës është i dizenjuar nga fillimi për të akomoduar të gjitha fluturimet transoqeanike që Shqipërisë i kanë munguar prej vitesh, por edhe për të akomoduar të gjitha flukset e ndërlidhjeve me vendet e tjera europiane, ato të Ballkanit apo kudo nëpër botë.
Ky aeroport po ndërtohet përmes një kontrate të partneritetit publik privat, që zotërohet në masën 98% nga kompania Mabco Constructions, ndërsa 2% e aksioneve mbahen nga kompania A2 Group. Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet./Burimi: SCAN.