Secondary Adv

Bonot e privatizimit, afati shtyhet deri ne dhjetor te 2027, kush perfiton

Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit legalizues.

 

Nisma ligjore, e miratuar së fundmi zhvendos me më shumë se dy vite vlefshmërinë e bonove.

 

Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë letra me vlerë, mund t’i përdorin ato për procesin legalizues dhe privatizimet deri në fund të muajit dhjetor të 2027.

 

Në ndryshimet e bëra, në 2014-n në ligjin për legalizimin e objekteve pa leje u përcaktua, që qytetarët të cilët kishin ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë, gjysmën e faturës për truallin ta paguanin me letra me vlerë.

 

Kjo ka krijuar një tjetër lehtësi për familjet që janë në proces legalizimi, pasi ul me 20% të tjera shumën e faturuar për parcelën ndërtimore.

 

Por bonot e privatizimit, nuk përdoren vetëm në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale.

 

Ato përdoren gjithashtu për procesin e privatizimit të sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla për pjesën e aksionerëve që zotërojnë truallin dhe gëzojnë të drejtën e parablerjes për objektin e ndërtuar në tokën e tyre dhe në objekte të tjera shtetërore, që janë në proces privatizimi.

 

Shpërndarja e bonove të privatizimit ka nisur thuajse tre dekada më parë, dhe nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton, që janë emetuar në total 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, nga ku mbi 50 miliardë iu ndanë publikut./Burimi: Scan


Më të lexuarat