Secondary Adv

Temperaturat ekstreme, 21 Korriku dita me e nxehte ne histori, priten rekorde te reja

E diela rezulton të jetë dita më e nxehtë e regjistruar në histori.

 

Sipas të dhënave paraprake nga një agjenci e gjurmimit të klimës që monitoron temperaturat që nga mesi i viteve 1900, temperaturat mesatare globale tejkalojnë rekordet e klimës.

 

Në 21 korrik, temperatura mesatare në rang global arriti 19.09 gradë Celsius dhe ishte dita më e nxehtë në Tokë që të paktën nga viti 1940, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.

 

Ky rekord vjen teksa shumë vende durojnë valë të nxehta të zgjatura. Rreth njëqind qytete në të gjithë SHBA-në po përjetojnë ditët më të nxehta të verës në histori, ndërkohë që të nxehtë ekstrem po përjeton edhe Evropa.

 

Pavarësisht se të dhënat janë regjistruar që nga mesi i shekullit të 20-të, të dhënat e temperaturës tregojnë periudhën më të ngrohtë që planeti ka parë në të paktën 100,000 vjet, sipas shkencëtarëve që kanë studiuar të dhënat e klimës të nxjerra nga bërthamat e akullit dhe shkëmbinjtë koralorë.

 

Shkencëtarët lidhën rekordin e vitit të kaluar me fenomenin e El Niño, një model klimatik natyror në oqeanin Paqësor me një efekt ngrohjeje dhe ndotje nga karburantet fosile, që po bllokon nxehtësinë në atmosferën e Tokës.

 

Ndërsa rekordi i këtij viti vjen ndërsa El Niño po zhduket dhe po kalon në fazën e tij të ftohtë La Niña, duke nënvizuar ndikimin e rëndësishëm të krizës klimatike të shkaktuar nga njeriu.

 

Rritja e papritur e temperaturave globale është e lidhur me nxehtësinë anormale në pjesë të mëdha të Antarktidës, sipas Copernicus. Ngrohja e shpejtë e këtij kontinenti të akullt është një prirje që po alarmon shkencëtarët./Burimi: Ballkan Web


Më të lexuarat