Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh
Nga 1 korriku autostradat kroate kanë rritur tarifat.
Kjo lëvizje shënon shtrenjtim sezonal të çmimeve për herë të parë në katër vitet e fundit.
Sipas deklaratës së tyre, tarifat sezonale të tarifave për automjetet e kategorive I.A, I dhe II, do të rikthehen nga data 1 korrik deri më 30 shtator, ndërsa tarifat për automjetet e rënda (autobusë, kamionë) do të mbeten të pandryshuara.
Gjatë kësaj periudhe, çmimet e tarifave do të rriten me 10%.
“Tarifat sezonale nuk janë zbatuar në katër vitet e fundit, dhe kur futëm euron, i rrumbullakosëm çmimet më poshtë.
Taksat sezonale u futën për herë të parë në vitin 2017, por nuk janë zbatuar në katër vitet e fundit, përfshirë gjatë dhe pas krizës COVID-19, si masë për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë gjatë sezonit turistik.
Me hyrjen e Kroacisë në Eurozonë, autostrada kroate rrumbullakosi çmimet e tarifave, duke siguruar kosto më të ulëta për përdoruesit.
Për shembull, nëse tarifa në konvertim ishte 20,17 €, ajo u rrumbullakos në 20,10 €, në vend të 20,20 €. Ndryshe nga shërbimet e tjera, çmimet e tarifave nuk janë indeksuar në inflacion dhe kanë mbetur të njëjtat që nga viti 2012”, thanë zyrtarët e HAC.
Ata shtuan se tarifat sezonale janë një nga masat e pranuara për ristrukturimin financiar në sektorin e rrugëve.
“Vendosja e tarifave sezonale për kategori të veçanta automjetesh, rrjedh nga fakti se rreth 40% e trafikut vjetor ndodh vetëm gjatë muajve të verës, kur numri i automjeteve në autostrada trefishohet në krahasim me periudhat e tjera të vitit.
Rrjedhimisht, kostot e mirëmbajtjes, sigurisë, vëzhgimit dhe menaxhimit të trafikut, rriten ndjeshëm gjatë muajve të verës.
Gjatë periudhës së verës, pjesa më e madhe e automjeteve në trafikun total janë të kategorive I.A, I dhe II (motoçikleta, vetura, dhe furgonë)”, theksoi HAC.