Secondary Adv

PS-PD miratojne ndryshimet ne Kodin Zgjedhor: Lista te hapura dhe vote te diaspores

Dakordësia PS-PD për Reformën e re Zgjedhore është finalizuar sot (26 korrok 2024) me miratimin në Kuvend.

 

Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abestim, Kuvendi miratoi në seancën e fundit të kësaj legjislature ndryshimet e dakordësuara mes palëve për Kodin e ri Zgjedhor, bëhet fjalë për votën e diasporës (Shqiptarëve që jetojnë jashtë) dhe ndarjen e mandateve. 

 

Dy deputetë, Enkelejd Alibeaj (i cili në qershor njoftoi largimin nga grupi PD) dhe deputeti tjetër demokrat Dash Sula ngritën kartonin kundër.  30 deputetë që ishin prezentë nuk morën pjesë në votim.

 

Në debatin që zgjati për 6 orë vëmendja u përqëndrua tek formula e përdorur për listat e deputetëve. Sipas Kodit të ri lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale.

 

Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit.

 

Në këtë mënyrë çdo subjekt do të çojë dy lista në KQZ. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2021, 100 mandate zgjidhen nga kryetari, ndërsa 40 janë në lojë dhe zgjidhen nga vota e shqiptarëve. 

 

Me ndryshime që u miratuan në Kuvend, në Kodin Zgjedhor përfshihet për herë të parë edhe votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet e 2025. 

 

Po me me 103 vota pro dhe 1 kundër u miratua amendamenti që parashikon që deputetet zonja të kenë një vend të sigurt edhe në listën që nuk e harton kryetari, pra në listën që nënshtrohet votës preferenciale, 2/3-tat.

 

Amendamenti i Lulzim Bashës për hapjen e listave u rrëzua me 75 vota kundër, ndërsa vetëm 4 deputetë votuan pro. Dy liderët e dy forcave të mëdha politike, Edi Rama dhe Sali Berisha nuk ishin të pranishë në këtë seancë.

 

  Kryeministri Edi Rama , kreu i PS-së ndodhet në Paris në ceremoninë e lojrave Olimpike 'Paris 2024', ndërsa Sali Berisha, kryetari i PD-së vijon të jetë nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi po hetohet për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv 'Partizani'./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat