Si do perzgjidhen kandidatet per deputete te 2025, prezantohet platforma e re
Është prezantuar platforma Deputeti që Duam, një risi që Partia Socialiste e aplikoi për herë të parë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.
Platforma kishte si synim të përthithte kandidatura nga jashtë radhëve të saj, por që kishin ambicien përtë qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Risia e kësaj platformë, qe u prezantua nga Bora Muzhaqi, për këto zgjedhje është mundësia që u jepet kandidatëve të vendosin theksin tek një temë që e kanë përzemër, e cila mund të jetë një cështje që kandidati mendon se PS nuk e ka trajtuar sa dhe si duhet.
Kandidatët, gjithashtu do tëkenë kohë për tu angazhuar edhe në terren dhe në rrjetet socialepër të treguar aftësitë e tyre komunikuese, organizative, bashkëvepruese me ndjekësit që do të bëjnë për vete gjatë këtijprocesi.
Një tjetër risi e kësaj platforme është edhe opsioni konfidencial i cili i lejon mundësinë e aplikimit të gjithë atyre që janë tëangazhuar në organizata ndërkombëtare apo kanë angazhime të larta në sektorin privat në Shqipëri apo jashtë vendit.
Ky opsionu jep atyre kohe për të pjekur mendimin e angazhimt publikduke testuar seriozitetin e kësaj platforme.
Aplikimi është fare i thjeshtë përmes faqes deputetiqeduam.al dhe përmban një formular të thjeshtë, jetëshkrimin e kandidatit, dy letra reference nga dy mbështetës të kandidatit dhe një video e shkurtër e regjistruar nga vetë kandidati.
Muzhaqi ftoi të gjithë profesionistët e cdo fushe që janë tëbindur që mund të japin më shumë ekspertizë për ligjshmërinë, ekonominë, financat, bujqësinë, mjekësinë, arsimin, shkencën, teknologjinë
dhe që besojnë se mund të ndikojnë në forcimin e rendit ligjor, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhezhvillimin teknologjik, të aplikojnë te Deputeti që Duam dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030./Burimi: Scan