Bie niveli i kredive me probleme ne 2016, nga 19.5 per qind nga 20 per qind
Niveli i i kredive me probleme regjistroi gjatë muajit maj rënien e parë për vitin 2016. Sipas të dhënave të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, shkalla e kredive me probleme ra në 19.5%, nga 20% që kishte qenë në prill.
Pasi ndoqën një trajektore në rënie gjatë gjithë vitit 2015, kryesisht falë pastrimit të kredive të humbura, kreditë me probleme ishin rritur në muajt e parë të këtij viti, duke provuar se rënia e qëndrueshme e tyre do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë kohë.Ende niveli i kredive me probleme ngelet më i lartë se minimum prej 18.2% i regjistruar në fund të vitit 2015. Megjithatë, muaji maj dha sinjale pozitive, edhe falë një ecurie përgjithësisht të mirë të treguesve kryesorë të performancës së bankave.
Rezultati financiar i sistemit bankar për pesëmujorin ishte pozitiv në vlerën e 4.3 miliardë lekëve. Fitimet e bankave ngelen më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, megjithatë gjatë majit ato pothuajse janë dyfishuar krahasuar nme rezultatin e katërmujorit.Edhe kreditimi për majin ka shfaqur një ecuri të përmirësuar. Sipas Shoqatës Shqiptare të bankave, portofoli i kredisë në një muaj është rritur me rreth 6 miliardë lekë.Rritja sasiore e kredisë është një faktor shumë i rëndësishëm edhe për të mbajtur nën kontroll raportin e kredive me probleme.