Secondary Adv

Balluku: Ne fund te vitit, gati aeroporti i Vlores, se shpejti hapet gara per Porto Romano

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se brenda këtij viti, përfundon aeroporti ndërkombëtar i Vlorës.

 

Në fjalën e saj në videon e prezantuar në nisje të Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste , Balluku tha se ky aeroport do të presë udhëtarët e parë në vitin 2025.

 

“Po punojmë për projektin e hekurudhës Durrës- Prishtinë. Pas pak ditësh do të çelet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano.

 

Ndërkohë portet turistike të Durrësit e Vlorës janë në kantier ndërtimi do të pasohen me portin e Sarandës dhe Lezhës ku kemi hasur vështirësi me pronësinë”, theksoi Balluku.

 

Zv/kryeministrja Balluku u shpreh se “zotohemi që në 2030 do të bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë.

 

Së shpejti hapet gara për segmentin Milot Balldren e do të kryhet projektimi për segmentin Milot – Poliçan”.

 

Partia Socialiste zhvilloi Kongresin Zgjedhor në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

 

Gjatë punimeve të Kongresit, Rama prezantoi platformën e re për përzgjedhjen e deputetëve për zgjedhjet e 2025./Burimi: Ora News


Më të lexuarat