Secondary Adv

Kodi i Punes, si ndryshon marrja e lejes se zakonshme, ja detajet

Nisma e ekspertit Arben Malaj për ndryshimet në Kodin e Punës për të rritur fleksibilitetin dhe produktivitetin në punë, tashmë ka marrë mbeshtetje.

 

Nisma e ekspertit Arben Malaj për ndryshimet në Kodin e Punës për të rritur fleksibilitetin dhe produktivitetin në punë, tashmë ka marrë mbeshtetje të deputetëve, dakordësinë e Këshillit të Ministrave dhe ministrive të linjës.

 

Kjo nismë ndryshimin e nis nga neni 93 pika 3 e Kodit të Punës ku thuhet:

 

“Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.”

 

Por cilat janë disa nga arsyet kryesore që ky ndryshim duhej bërë?

 

“Arsyeja kryesore për këtë nismë ka të bëjë me faktin se të gjitha studimet edhe pas Covid, rekomandojnë për politikëbërësit por edhe nësektorin publik, edhe në sektorin privat që të ulin stresin për punonjësit, të rrisin fleksibilitetin dhe kjo do të rrisë produktivitetin.

 

Në këtë aspekt unë studiova përvojat e tjera në vendet e BE, pashë direktivën europiane për pushimet vjetore, dhe gjeta që gjithë vendet kanë avancuar për përdorimin e lejes së zakonshme.

 

Në disa vende ti ke të drejtë të përdorësh nga leja e zakonshme dhe nuk ke të drejtë as t’i lutesh shefit. Njofton dhe përdor disa orë për lejen e zakonshme.

 

Në këtë aspekt kodi ynë i punës, kishte një pengesë të madhe ku theksohej se nuk mund të marrë asnjë punonjës pjesë nga leja e zakonshme më pak se 7 ditë.

 

Përpos deputetëve, eksperti Malaj thekson se mbështetje ka marrë edhe nga sektori privat e sipërmarrësit. Ai shprehet se produktiviteti i punës do të ndihet edhe më shumë në këtë sektor.

 

“Ne duhet të fokusohemi ku ne e rrisim fleksibilitetin, ku ne ulim stresin, dhe si punonjësit rrisin produktivitetin e tyre dhe as sektori publik dhe as sektori privat nuk ka humbje.

 

Mendoj se shumë shpejt edhe biznesi privat do ta ndjej se ky ligj nuk ka kosto, por do të kthehet në një element pozitiv në marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.”

 

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë pasi ka dhënë dakordësinë e kësaj nisme, sugjeron që pushimet vjetore të llogariten me ditë pune dhe jo me ditë kalendarike./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat