Secondary Adv

Bizneset shqiptare dhe serbe me pesimistet ne rajon ne 2016

Bizneset serbe dhe ato shqiptare janë më pesimistet sipas Barometrit Ballkanit të Biznesit 2016, publikuar së fundmi nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC), një platformë bashkëpunimi rajonale.


Në një shkallë nga 0 në 100, pikësimi i Shqipërisë është 51 dhe ai i Serbisë 48, dy më të ulëtit në rajon, nga 56 që është mesatarja e Europës Juglindore. Në raport me një vit më parë, tregu ka mbetur i pandryshuar për Shqipërinë, ndërsa është rritur lehtë për Serbinë. Më optimistët në Ballkan janë bizneset e Kosovës të ndjekura nga Kroacia e Mali i ZI.


Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet që kanë nivelin më të lartë të taksave në rajon, ku tatim fitimi është 15%, nga 9-10% në shtetet e tjera, po ashtu dhe TVSH dhe sigurimet shoqërore. Mjedisi me taksa të larta duket se i ka bërë bizneset më pesimiste për aktivitetin e tyre.Sipas barometrit, për situatën ekonomike, 48% e bizneseve mendojnë se është përkeqësuar, ndër përqindjet më të larta në rajon, së bashku me Bosnjën dhe Serbinë. Vetëm 21% e sipërmarrjeve shqiptare mendojnë se është përmirësuar.


Bizneset shqiptare janë më optimiste për të ardhmen, me 34% që mendojnë se situata ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të përmirësohet dhe 18% që do të përkeqësohet, ndërkohë që është më i lartë numri i tyre që mendojnë se do të qëndrojë e pandryshuar, me 43%.Klima e investimeve paraqitet më pozitive, me 41% të bizneseve që mendojnë se është përgjithësisht një vend i mirë për të investuar.


Pjesa më e madhe e biznesee shqiptare, 40%, kanë deklaruar se numri i punonjësve të tyre pritet të qëndrojë i pandryshuar në 12 muajt në vijim, 33% presin të rritet dhe 24% të ulen.Sipërmarrjet shqiptare kryesojnë në perceptimin pozitiv që kanë për hyrjen e vendit në BE, ku 78% e tyre mendojnë se kjo do të jetë një gjë e mirë për bizneset e tyre, nga 54% që është mesatarja e Europës Juglindore.


Më të lexuarat