Ndertimi dhe sherbimet ndikuan ne rritjen ekonomike, BSH: Industria dhe bujqesia me renie
Ndërtimi dhe shërbimet janë dy sektorët që sërish ndikuan më shumë në rritjen ekonomike gjate vitit 2023.
Sipas raportit vjetor te bankës se Shqipërisë, shërbimet për pushimet u zgjeruan me 5.4% duke kontribuar ne rritjen ekonomike me 2.4%.
Megjithatë ecuria pozitive nuk ka qene e përhapur ne te gjithë sektorët pasi ai i bujqësisë nuk ka shënuar rritje dhe industria ka pësuar rënie.
Marre ne harkun kohor nga 2018 deri ne vitin 2023, duket se sektori i bujqësisë ka ndjekur trajektoren rënëse ku kontributin ne rritjen ekonomike me te larte e ka dhënë ne vitin 2021 me 0.3 pike % dhe me te ulëtin ne 3 mujorin e dyte te vitit te kaluar me situatë të pandryshuar.
Forcimi i lekut kundrejt monedhave të huaja dhe luhatja e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare, ka ndikuar edhe ne te ardhurat e buxhetit te shtetit.
Nga TVSH e importit janë arkëtuar ne buxhet 146.4 miliardë leke ose rreth 6.7% me pak se plani i parashikuar apo 10.5 miliardë me pak se vitit 2022.
Megjithatë performance pozitive kane dhënë mbledhja e te ardhurave nga sigurimet shoqërore, tatimi mbi pagat, dhe tatimi mbi fitim tregues për rritje të punësimit dhe i rritjes së tregtisë.
Vetëm ne 2023 te ardhurat fiskale arritën ne masën e 643 miliardë lekësh te vlerësuara ne 27.8% te PBB-se dhe 1% me shume se viti 2022./Burimi: Ora News