Secondary Adv

Sigurimi i jetes - Shqiptaret shpenzojme me pak se i gjithe Rajoni, vetem 34.8 euro/fryme

Shqiptarët shpenzojnë më pak se të gjitha vendet e Rajonit, me përjashtim të Kosovës për sigurimin e jetës, shëndetit dhe pasurisë.

 

Raporti i Autoritetit të Mbikëyrjes Financiare thekson se në vitin 2015, dendësia e primit të sigurimit për frymë, që është treguesi që shpreh shkallën e përdorimit të produkteve të sigurimit nga popullsia për Shqipërinë ishte 4866 lekë, ekuivalente me 34.8 euro për person. Në vendet e rajonit ky nivel është dyfish më i lartë ndërsa në Bashkimin Europian arrin nga 1100 deri në 2100 euro për frymë. Por të dhënat tregojnë se edhe prespektiva nuk është shumë e mirë, në kushtet kur rritja e tregut po vjen kryesisht nga sigurimi i automjeteve, që është i detyrueshëm me ligj.

 

Enkelejda Shehu, kryetare e AMF:  Në vitin 2015 primi për frymë ishte mesatarisht 4860 lekë ose 34.80 euro me një rritje prej 850 lekësh në krahasim me një vit më parë, ndëersa për sigurimin e jetës ky prim ishte 4570 lekë. Vëllimi i primeve të shkuara bruto  u rrit si rrjedhojë e nivelit të primit të produktit të sigurimit të detyrueshëm. Struktura e tregut përgjithësisht vijon të ketë të njëjtin profil të vërejtur në vite, por me përforcim të tipareve të sigurimeve të detyruesshme.Drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar në komisionin parlamentar të ekonomisë për aktivitetin e këtij vitij institucioni gjatë vitit 2015. Në rolin e relatorit të raportit vjetor të AMF-së, deputeti socialist Anastas Angjeli evidnetoi disa problematika për tregun e sigurimeve.

 

Anasatas Angjeli: Është evidentuar që shumica re sigurimit të shoqërive të sigurimit që operojnë në treg nuk zotërojnë aftësi paguese në nivelin e kërkuar nga ligji dhe nuk mbulojnë provigjonet teknike sipas kriterit ligjor. Raporti DM Prim megjith rënien e krahasuar me vitin e mëparshëm mbetet në nivele tepër të ulëta krahasuar me atë të rekomanduar nga BB.Kryetarja e AMF ka raportuar edhe për platformat e tregtimit on line, për të cilat është apeluar për kujdes. Sipas të dhënave,  janë licnecuar 2 platforma të tilla, ndërsa janë mbyllur 3 të tjera që kanë qenë të paligjshme.


Më të lexuarat