Secondary Adv

VKM: Rregullat e reja per administraten, orare pune fleksibel, ja ndryshimet per lejen vjetore

Qeveria ka miratuar ndryshimet që sjellin orare pune fleksibël për punonjësit e administratës.

 

Ministrja e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi ndryshimet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

 

Pirdeni tha se administrata do duhet të punojnë 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjten, dhe 6 orë të premten.

 

Ndërkohë, punonjësit mudn të zgjedhin të shkojnë në punë kur të duan, mjafton që puna të mos lihet bosh çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

 

“Kjo është një iniciativë që e kemi në kuadër të rienergjizimit të administratës publike. Kemi injektuar elementë të fleksibiliteteit në punë, mbi të gjitha për të garantuar që Administrata publike të jetë një punëdhënës më tërheqës.

 

Në kuadër të kësaj, për herë të parë parashikohet koncepti i orëve fleksibël të punës, me qëllim optimizmin e procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore, por edhe për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private.

 

Në bazë të këtij vendimi parashikohet shprehimisht që ndërkohë kohëzgjatja e ditore mbetet e plotë, nga e hënë në të enjte, 8 orë e 30 minuta,

 

ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin të nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më herët,

 

ose ta nisin më vonë dhe të përfundojnë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit të jenë prezent në zyrë, nga një fashë orare 9:30 deri 15:30, nga e hëna në të enjte dhe 9:30 deri 13:00 ditën e premte.

 

Kjo vjen në përgjigje të një sërë kërkesash që kemi marrë nga punonjësit e administratës për të garantuar më shumë fleksibilitet për t’iu garantuar atyre që duan të shoqërojnë fëmijët në kopshte çerdhe për të garantuar mjedis pune më miqësor.,” tha ministrja.

 

Adea Pirdeni deklaroi se me ndryshimet e kodit të punës është hequr kufizimi, ku sipas të cilit punonjësit e administratës nuk mund të merrnin leje vjetore, në më pak se një javë kalendarike,

 

është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë shtuar edhe 2 ditë eksta pushim për të gjithë punonjësit.

 

“Po ashtu në ndryshimet e kodit të punës është hequr kufizimi, ku sipas të cilit punonjësit e adinistratës nuk mund të merrnin leje vjetore, në më pak se një javë kalendarike,

 

është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë shtuar edhe 2 ditë eksta pushim për të gjithë punonjësit,” përfundoi Pirdeni./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat