Secondary Adv

Shqiperia fiton arbitrazhin 100 milione euro per Portin e Durresit

Shqipëria ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar përballjen me kompaninë  "Kurum", e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit.

 

Gjykata për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve në Uashington ka rrëzuar pretendimin 100 milionë euro që kompania turke kishte ndaj qeverisë shqiptare, duke e cilësuar si fajtore për mosrespektimin e kontratës.

 

Shqipëria ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar përballjen me kompaninë  "Kurum", e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit, dhe kërkonte 100 milionë euro dëmshpërblim.

 

Kurum pretendoi për prishje kontrate të mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës.

 

Por gjyqtarët ndërkombëtarë ka menduar ndryshe duke arritur në përfundimin se ka qenë vetë Kurum që nuk ka respektuar kontratën me shtetin shqiptar dhe nuk ka bërë investimet e parashikuara.

 

Report Tv mësoi nga Avokati i Shtetit se gjyqtarët ndërkombëtarë, në vendimin që ende nuk është publikuar në faqen e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, kanë arritur në përfundimin se pretendimi i kompanisë turke se shteti shqiptar ka penguar investimet nuk qëndron.

 

Gjithashtu gjykata tha se edhe vendimet e gjykatave shqiptare, që kanë rrëzuar Kurum, qëndrojnë pasi ishin të pranuara si kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshje që në kontratën dypalëshe.

 

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, pjesë e grupit të Bankës Botërore, vendosi që të gjitha shpenzimet gjyqësore, edhe të shtetit shqiptar, t’i paguaja pala humbëse, Kurum.

 

Kompania Kurum nënshkroi kontratën në 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe e kishte për 35 vite të drejtën e operimit. Në 2016 Ministria kërkoi prishje të kontratës me argumentin që kompania nuk kishte përmbushur kushtet.

 

Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës. Më 3 shkurt 2020, përmbaruesit shkuan në terren për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat