Secondary Adv

Patentat, shtohen dy provime per drejtuesit e mjeteve te transporitit per mallra dhe udhetare

Lufta kundër informalitetit në transporte, si dhe ashpërsimi i masave për drejtuesit e mjeteve ka shtuar edhe një kriter shtesë për drejtuesit që kërkojnë të marrin leje drejtimi C, D, E.

 

Bëhet fjalë për dy provime që futen rishtazi, pas të cilëve të gjithë shoferët mund të sigurojnë Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP), ose të ngelen, duke e humbur të drejtën për të punuar me mjete për transport mallrash e udhëtarësh. Këto dy provime organizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe i pari (me shkrim) do të zhvillohet pikërisht nesër në orën 10:00 për ata që kanë mbaruar trajnimin.

 

Ndërkohë, dy ditë më pas, në datën 22 korrik do të zhvillohet edhe provimi me gojë nga komisioni i DPSHTRR-së, por në të mund të futen vetëm ata që kalojnë testin me shkrim, nëse ia dalin edhe në testimin e dytë marrin Certifikatën,  e cila ka afat vlefshmërie 5-vjeçar. “Certifikatë e kompetencës profesionale” është dokument që provon se personi zotëron njohuri të mjaftueshme juridike, tregtare, financiare dhe teknike për drejtues veprimtarie të ndërmarrjes së transportit rrugor për mallra dhe udhëtarë. Rregullorja parashikon trajnime edhe për ata drejtues që e rinovojnë këtë dokument pas 5, 10, 15, apo 20 vitesh. Sa i përket kostos maksimale për të përfunduar të gjitha procedurat që nga kursi teorik, trajnimi e deri te provimi, ajo shkon maksimalisht deri në 56200 lekë.

 

Provimet
Programet, sipas të cilave bien edhe pyetjet për aplikantët që i nënshtrohen provimeve. Pjesa e më e madhe e lëndëve referon kuadrin ligjor të transportit rrugor, por nuk mungojnë dhe referenca nga ligji fiskal e ai tregtar.


1. Ligji civil Transporti rrugor i mallrave dhe udhëtarëve Kandidati duhet, në mënyrë të veçantë:
2. të njihet me tipet kryesore të kontratës së përdorur dhe me të drejtat dhe detyrimet që burojnë prej tyre në transportin rrugor; 2. të jetë i aftë të negociojë një kontratë transporti e vlefshme juridikisht, veçanërisht në lidhje me kushtet e transportimit;

 

Transporti i mallrave
3. të jetë i aftë të gjykojë një pretendim sipas parimit të tij në lidhje me kompensimin për humbje ose dëmtim të mallrave gjatë transportimit ose për shpërndarjen me vonesë të tyre, dhe të kuptojë se një pretendim i tillë dëmton përgjegjësinë kontraktuale të tij; 4. të njihet me rregullat dhe detyrimet që burojnë nga Konventa CMR mbi kontratën për transportin rrugor të mallrave me rrugë;

 

Transporti i udhëtarëve
4. të jetë i aftë të gjykojë një pretendim sipas parimit të tij në lidhje me kompensimin për dëmtimin e udhëtarëve ose dëmtim të bagazheve të tyre të shkaktuar nga një aksident gjatë transportit, ose lidhur me kompensimin për vonesat, dhe të kuptojë sa një pretendim i tillë dëmton përgjegjësinë kontraktuale.

 

Ligji tregtar
Transporti rrugor i mallrave dhe udhëtarëve kandidati duhet, në veçanti:
1. të njihet me kushtet dhe formalitetet e vendosura për kryerjen e tregtisë, detyrimet e përgjithshme që bien mbi operatorët e transportit (regjistrimi, mbajtja e informacionit etj.) dhe pasojat e falimentimit; 2. të ketë njohuri për format e ndryshme të shoqërive tregtare dhe rregullat që drejtojnë themelimin dhe operimin e tyre.

Ligji social
Kandidati duhet, në veçanti: 1. të njihet me rolin dhe funksionin e institucioneve sociale të ndryshme, të cilat lidhen me transportin rrugor (shoqatat e transportit, kryetarët e shoqatave të transportit, inspektorët e punës etj.); 2. të njihet me detyrimet e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor të punonjësve; 3. të njihet me rregullat që drejtojnë kontratat e punës për kategori të ndryshme të punëtorëve të punësuar nga ndërmarrjet e transportit rrugor (formën e kontratës, detyrimet e palëve, kushtet e punës dhe orët e punës, pushimi i paguar, shpërblimi, prishja e kontratës etj).


Ligji fiskal
Transporti rrugor i mallrave dhe udhëtarëve Kandidati duhet, në mënyrë të veçantë, të njihet me rregullat që drejtojnë: 1. TVSH në shërbimet e transportit; 2. taksat mbi mjetet motorike (taksa e qarkullimit, taksa e mjedisit); 3. taksat “tolls” (për segmente rrugore të veçanta, ura, tunele etj.) dhe taksat e përdorimit të infrastrukturës; 4. taksat mbi të ardhurat.


Aplikimi
Aplikimi për Certifikatën e kompetencës profesionale bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ku ka vendbanimin aplikanti, shoqëruar me dokumentet vërtetues të mëposhtëm ku me to krijohet një dosje për çdo kandidat:
Kërkesën e kandidati që dëshiron të pajiset me certifikatë të kompetencës profesionale ku të cilësohet dhe lloji i transportit që kërkon (brenda vendit të udhëtarëve,brenda vendit të mallrave, ndërkombëtar të udhëtarëve, ndërkombëtare të mallrave)
Fotokopje të noterizuar të diplomës të shkollës
6 fotografi
Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë)
Vërtetim banimi
Pagesën e regjistrimit
Pagesën e zhvillimit të kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës të kandidatit
122 orë praktikë të ndara në 24 ditë  kryhen në kursin për pajisjen me leje drejtimit, ndërsa për t’u pajisur më CKP aplikanti ka në dispozicion dy mundësi për provimin me shkrim dhe tre mundësi për provimin me gojë


Më të lexuarat