Secondary Adv

Dogana e Kosoves thyen rekord, mbledh mbi 1 miliard euro te ardhura

Nga Dogana e Kosovës njoftojnë se kanë arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të ardhura.

 

Theksohet se që nga themelimi i Doganës e deri tani, kjo është hera e parë që me datën 1 gusht arrihet kjo shumë.

 

Dogana e Kosovës të enjten ka njoftuar për atë që e kanë quajtur sukses historik, duke mbledhur për mbi 1 miliard euro të ardhura deri në gusht të këtij viti.

 

Që nga themelimi i Doganës (1999), sipas njoftimit, është hera e parë që në periudhën janar-gusht arrihet kjo shumë.

 

“Dogana e Kosovës ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të ardhura. Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona”, thuhet në njoftimin e Doganës.

 

Për këtë rritje, Dogana ka thënë se ka pasur “kombinim faktorësh”.

 

“Ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë përmirësimin e procedurave Doganore, implementimi i sistemeve të reja dhe teknologjive për të thjeshtuar dhe shpejtuar proceset doganore ka luajtur një rol kyç në arritjen e këtij suksesi.

 

Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal: Masat e intensifikuara dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit kanë kontribuar në uljen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, duke rritur të ardhurat.

 

Transparenca dhe edukimi publik: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe edukimi i qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e përputhshmërisë me ligjet doganore ka rezultuar në një përputhshmëri më të lartë dhe, rrjedhimisht, në të ardhura më të larta”.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, sipas njoftimit shprehu mirënjohjen për stafin e Doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi.

 

“Ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, mbledhja e 1 miliard eurove të ardhura është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”, ka thënë Llugaliu.

 

Sipas Doganës ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë:

 

Përmirësimin e procedurave Doganore: Implementimi i sistemeve të reja dhe teknologjive për të thjeshtuar dhe shpejtuar proceset doganore ka luajtur një rol kyç në arritjen e këtij suksesi.

 

Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal: Masat e intensifikuara dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit kanë kontribuar në uljen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, duke rritur të ardhurat.

 

Transparenca dhe edukimi publik: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe edukimi i qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e përputhshmërisë me ligjet doganore ka rezultuar në një përputhshmëri më të lartë dhe, rrjedhimisht, në të ardhura më të larta.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/dogana-e-kosoves-thyen-rekord-ka-mbledhur-mbi-1-miliard-euro-te-ardhura/)


Më të lexuarat