Secondary Adv

Nderhyrja ne Lagunen e Karavastase, FSHZH lidh kontraten 1.45 mln euro

Një pjesë e Lagunës së Karavastasë e cila frekuentohet gjerësisht nga turistët do të pësojë ndërhyrje në funksion të mbrojtjes së saj nga erozioni.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se tashmë ka lidhur kontratën me vlerën 1.45 milionë euro përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që ka në objekt Ndërhyrje për ngritjen e modeleve të qëndrueshme SMECO në fshatra me potencial zhvillimi:

 

Sistemimi dhe mbrojtja e argjinaturës veriore të lagunës së Karavastasë prej erozionit”. Kompania fituese Alba Konstruksion do të ketë 12 muaj kohë për të zbatuar fazën e parë të këtij projekti.

 

Vetë FSHZH pranon në dokumente se kurora e argjinaturës do të shërbejë si atraksion turistik për vizitorët. “Projekti “Sistemimi dhe mbrojtja e Argjinaturës Veriore të Lagunës së Karavastasë prej Erozionit,

 

Faza I ”, synon të formatojë me skarpate të rregullta argjinaturën në anën veriore të lagunës nga CS–1 deri te CS-67 gjithsej 3785 m argjinature, dhe detajon masat për mbrojtjen e argjinaturës nga erozioni i shkaktuar nga veprimi i dallgës + baticë zbaticës në lagunë si dhe nga erozioni që shkaktojnë rrebeshet e shiut.

 

Duke qenë një zonë e mbrojtur, materialet që do të përdoren për mbrojtjen e argjinaturës të jenë zgjedhur miqësore me mjedisin. Kurora e argjinaturës të shërbejë si atraksion turistik që të ecin këmbësorët për të shijuar bukuritë natyrore që ofron laguna.

 

Mbi argjinaturë do të ndërtohen tre tenda pushimi e vrojtimi me material druri, si dhe tre ura po me material druri, që lidhin argjinaturat me njëra-tjetrën në pjesët ku futen në lagunë përrenjtë dhe kanalet e kullimit” sqarohet në dokumente.

 

Laguna e Karavastasë ndodhet në qendër të Ultësirës Perëndimore të vendit tonë dhe bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës.

 

Është laguna më e madhe në Shqipëri dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut Laguna është e përbërë prej një lagune të brendshme dhe një lagune të jashtme më të vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik.

 

Laguna e Karavastasë dhe Parku Natyror i saj janë një ndër destinacionet më të frekuentuara në vend n nga vizitorët. Ky park deri në maj mbajti 37 për qind të peshës totale të vizitorëve që frekuentuan Parqet Natyrore.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/nderhyrja-ne-lagunen-e-karavastase-fshzh-lidh-kontraten-1-45-milione-euro/)


Më të lexuarat