Secondary Adv

Borxhi publik, ne nivelin me te ulet ne 1 dekade, 55.7 per qind e PBB

Borxhi publik ka vijuar të ndjekë trajektore rënëse edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti.  

 

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga 1.362 trilionë lekë në fund të vitit të shkuar, borxhi publik ka rënë në 1.356 trilionë në fund të gjysmës së parë të vitit aktual.

 

Borxhi në fund të tremujorit të dytë është pakësuar me rreth 6 miliardë lekë. Rënia vihet re edhe në raport me tremujorin e parë të vitit.

 

Shprehur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Stoku i Borxhit të Brendshëm ka arritur në 55,72% të PBB-së në fund të Qershorit, nga 58.93% që u mbyll viti i kaluar.

 

Sipas treguesve zyrtarë, kjo është vlera më e ulët e shënuar e stokut të borxhit në një dekadë, ku në 2014 regjistrohej në 70 %.

 

Të dhënat tregojnë se 31.39 % të PBB-së, apo 764 miliardë lekë e zë e huamarrjes e Qeverisë në tregun e brendshëm, ndërsa 24.34 % e zë  stoku i borxhit të jashtëm, i cili rezulton në 592.4  miliardë lekë.

 

Një rënie të konsiderueshme ka pësuar edhe shërbimi i borxhit, i paguar nga shteti shqiptar. 

 

Shërbimi i borxhit në tremujorin e dytë të vitit ka arritur në 49.8 miliardë lekë, nga 100.8 miliardë që kushtonte në fund të 2023-shit. Kontribut në këtë drejtim ka dhënë edhe zhvlerësimi i euros në raport me lekun.

 

Interesat e stokut të borxhit total, regjistrohen në nivelin e 2.16 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo 29.2 miliardë lekë./Burimi: Scan


Më të lexuarat