Secondary Adv

Rriten me 28 per qind eksportet e prodhimeve bujqesore

Sipas statistikave zyrtare, të bëra publike nga ministria e Bujqësisë, eksportet e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese në vend shënuan një rritje me 28% , krahasuar me një vit më parë.


“Të dhënat zyrtare për 6-mujorin e parë të vitit 2016, konfirmojnë tregues optimistë të rritjes progresive, për panoramën e përgjithshme të eksporteve bujqësore shqiptare. Bujqësia një nga sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit, ka mbyllur gjysmën e parë të vitit me të dhëna inkurajuese duke konsoliduar termat e rritjes.Blegtoria ka një rritje 58 %, krahasuar me vitin 2015. Totali i eksporteve për prodhime bujqësore, blegtorale, agropërpunimi, rritje me 28%.. Prodhimet bujqësore 27% më shumë eksporte krahasuar me 2015. Agroindustria 17%, më shumë eksporte krahasuar me 2015”, njofton Ministria e Bujqësisë.


Më të lexuarat