Secondary Adv

Banka e Shqiperise mban te pandryshuar normen baze te interesit

Ekonomia shqiptare po i kalon me sukses pasojat e goditjeve të jashtme të inflacionit të ndodhura në dy vitet e fundit.

 

Me argumentin e këtij normalizimi të çmimeve Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndërmarrë ndryshime në politikën monetare

 

Guvernatori Sejko tha se ulja e cmimit të ushqimeve nga importi ka reduktuar ndjeshmëm inflacionin, ndërsa për normalizimin e luhatjeve në tregun e këmbimit valuator pranoi ndërhyrjen e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë.

 

Pas debatit të fortë për mikrokreditë dhe kreditë me probleme, si edhe letrës së Presidentit për këtë, Guvernatori tha se institucioni është i gatshëm të bashkëpunojë për ndërmarrjen e reformave të duhura.

 

Mbajtja e pandryshuar e normës së interesit ishte e pritshme për faktin se vetëm një muaj më parë Këshilli Mbikqyrës i Bankës e kishte ulur atë./Burimi: Scan


Më të lexuarat