Secondary Adv

Ulet borxhi publik, ne fund te qershorit u shenua niveli me i ulet ne 10 vite

Borxhi publik ka vijuar një trajketore të fortë rënëse gjatë 2024.

 

Statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në periudhën janar-qershor borxhi është ulur me 3% duke prekur nivelin më të ulët në një dekadë.Ministria e financave raporton se kjo është vlera më e ulët e regjistruar e borxhit publik në 10 vite ndërsa  në 2014 rezultonte mbi 70%.

 

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se  borxhi ka zbritur në 55.72% në fund të muajit qershor dhe në shifra konkrete  borxhi total  në fund të tremujorit të dytë është pakësuar me rreth 6 miliardë lekë.

 

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Stoku i Borxhit  gjithsej ka arritur në 55,72% të PBB-së në fund të Qershorit, nga 58.93% që  ishtë në fund të vitit të  kaluar. Kjo situatë pozitive është ndikuar nga rritja e të ardhurave në buxhet gjatë muajve të fundit.

 

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti arkëtimet shënuan  një vlerë prej prej 342.8 miliardë lekësh ose  7% më shumë se e njëjta periudhë e   vitit të kaluar.

 

Një tjetër faktor që ka ndikuar në vënien në kontroll të borxhit publik është edhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore por edhe dobësimi i euros ndaj lekut që ka dhënë efekte te borxhi i jashtëm i qeverisë./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat