Secondary Adv

Zgjatet mandati i ambasadoreve, Ligji i ri: Nga 3 ne 4 vjet, deri ne dy mandate

Mandati i një ambasadori, në një seli diplomatike, nuk do të jetë 3, por do të zgjasë 4 vjet.

 

Ky është një ndër ndryshimet e parashikuara në projektligjin e ri për shërbimin diplomatik, i hedhur së fundmi për konsultim publik.

 

Në ligjin në fuqi, që ka ndryshuar herën e fundit në 2015-n, parashikohet që: “Funksioni i kreut të misionit diplomatik është, si rregull, 3 vjet”. Por në ndryshimet e reja, është vendosur në kufizim sa i përket të drejtën për ushtrimin e detyrës së ambasadorit apo konsullit.

 

Neni 32, pika 6: Mandati i kreut të misionit diplomatik është katër vjeçar. Kreu i misionit diplomatik nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm në misione diplomatike dhe poste konsullore”.

 

Po njësoj është zgjatur mandate edhe të konsujve në shërbimin e jashtëm, nga 3 vjet, në 4. Por me ligjin e ri, për t’u bërë ambasadorë apo konsull, jo domosdoshmërisht duhet të kesh lidhje me politikën e jashtme”.

 

Neni 33, pika 3.  “Në raste të veçanta, bazuar në interesat e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministri i propozon Kryeministrit kandidatura për kre të misionit diplomatik jashtë sistemit të karrierës diplomatike,

 

personalitete të shquara në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, të së drejtës, ekonomisë, kulturës, shkencës apo të shoqërisë civile, me lidhje ose marrëdhëniedobiprurëse me shtetin pritës”

 

Me ndryshimet në ligj Ministria propozuese, ajo e Jashtme, është kujdesur për të mundësuar pasurimin e literaturës për shërbimin e jashtëm dhe krijimin e një arkive të pasur.

 

Kjo mundësohet përmes një Akademie Diplomatike, që në thelb të saj ka për detyrës:

Neni 21.

a) formimin profesional, i cili përfshin trajnimin e diplomatëve të rinj, si dhe trajnimin e të gjithë anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm;

b) organizimin e kurseve individuale të trajnimit përpara fillimit të detyrës në misionet diplomatike ose konsullore;

 

c) organizimin e kurseve për mësimin dhe perfeksionimin e njohurive të gjuhëve të huaja, si dhe kurseve përgatitore kualifikuese për gradat diplomatike”

 

Ndërkohë një rregullim bëhet dhe për gradat e diplomatëve, përmes një Komisioni Karriere që do të bëjë vlerësimet për çdo kre që shërben në politikën e jashtme të Shqipërisë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat