Secondary Adv

Kredia per biznesin rritet me 14.6 per qind ne muajin qershor

Kredia për sektorin privat ka vijuar të ketë një ecuri pozitive në tremujorin e dytë të këtij viti, bëri të ditur sot Banka e Shqipërisë.

 

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ritmi i rritjes së kredisë ka ardhur në rritje, duke regjistruar nivelin 14.6 % në muajin qershor.

 

Zgjerimi i kredisë vijon të mbështetet në masën më të madhe nga rritja e shpejtë e portofolit të kredisë në lekë, si pasojë e nivelit të ulët të normave të interesit.

 

Po ashtu, zgjerimi i kredisë vijon të ketë një bazë të gjerë, duke mbuluar nevojat e bizneseve dhe të familjeve si për investime, ashtu edhe për konsum e kapital qarkullues.

 

Në të njëjtën kohë, portofoli i kredisë vijon të ketë një cilësi të mirë, sikundër dëshmohet nga nivelet e ulëta të treguesit të kredisë me probleme./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat