Secondary Adv

Si eshte ndare borxhi jashtem sipas monedhes, 77 per qind e tij ne Euro

Borxhi i jashtëm që qeveria ka marrë për të përmbushur nevojat e saj për financim arrin në vlerën e 5.9 miliardë eurove në gjysmën e parë të vitit.

 

Në një dekadë, pra nga viti 2014 deri më tani, qeveria ka rritur financimet nga jashtë në vlerën e 3 miliardë eurove.  Ku vlera më e lartë e stokut të borxhit nga jashtë regjistrohet në 2023-shin me afro 5.98 miliardë lekë.

 

E gjithë shuma është marrë nga qeveria qendrore dhe vetëm një pjesë e vogël e totalit është borxh i garantuar.

 

Por si është i ndarë ai sipas monedhave? Të dhënat zyrtare nga buletini statistikor i borxhit për tremujorin  e dytë të këtij viti tregojnë se 77. 06 % dominohet nga monedha europiane Euro.

 

Në vendin e dytë renditet dollari amerikan, i cili zë 10.32% të totalit të stokut të borxhit të jashtëm të qeverisë.

 

Po ashtu një peshë të konsiderueshme zë SDR, me 9.35%  që është një aset rezerve ndërkombëtare. SDR nuk është një monedhë, por vlera e saj bazohet në një shportë prej pesë monedhash – dollari amerikan, euro, renminbi kinez, jen japonez dhe sterlina britanike.

 

Ndërsa monedhat e tjera si SAR i Arabisë Saudite, uoni Koreanoi-Jugor (KRW), Dinari Kuvajtian (KWD), Jeni Japonez  (JPY) zënë një përqindje shumë të vogël .

 

Megjithatë, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, stoku i borxhit të jashtëm regjistron përqindjen më të ulët që nga viti 2014. Konkretisht në 3-mujorin e dytë të 2024 rezulton se stoku është 24.34 % e PBB-së, ndërsa piku është arritur në vitin 2021 me 36.65%./Burimi: Scan


Më të lexuarat