Secondary Adv

Rama: Gati te hape dyert Kolegji i Europes ne Tirane, do vihet ne zbatim brenda 2024

Kryeministri Rama ka njoftuar se Kolegji i Europës në Tiranë është gati të hapë dyert për të pritur studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master, duke nisur nga java e fundit e gushtit.

 

Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga vizita në Kolegj të ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini në shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”.

 

Kryeministri theksoi se paralelisht po punohet për projektin e ri të Kolegjit të Europës, që pritet të nisë zbatimin në vitin 2024 për të garantuar më tepër kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj.

 

“Gati të hapë dyert në Tiranë Kolegji i Europës, i cili do të presë studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master, duke filluar nga java e fundit e gushtit 

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini vizituan shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”?

 

Paralelisht, po punohet për projektin e ri të ri të Kolegjit të Europës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024, për të garantuar më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj.

 

Krenarë që ia dolëm të realizonim në një kohë kaq të shpejtë këtë projekt ambicioz, që i hap rrugën një oferte të re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat