Secondary Adv

Rama: Aeroporti Nene Tereza me rritjen me te larte te numrit te pasagjereve ne Europe

Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën.

 

Shqipëria kryeson listën e hyrjes së pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të gjithë Europën, në katërmujorëshin e dytë të vitit, e krahasuar me të dhënat e pesë viteve më parë.

 

Lajmin e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama, me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, ku nënvizon se rritja në shifra është 259,4% për katërmujorin e dytë, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

 

Madje shifra shumë herë më të larta se hyrjet në aeroporte ndërkombëtare të mëdha të vendeve të BE-së dhe më gjerë në kontinent.

 

Këto informacione kanë dalë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Rama nënvizon me ironi në fund të postimit të tij, duke ‘thumbuar’ kritikët, duke nëntekstuar me një yll (*) “agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”.

 

Vetëm në muajin korrik të këtij viti, nga Aeroporti “Nënë Tereza” hynë 1.191.182 pasagjerë, ndërsa në korrik të vitit 2023, të krahasuara, hynë 834.113 pasagjerë.

 

Në periudhën janar-korrik kanë hyrë 5.982 .066 pasagjerë, ndërsa në janar-korrik 2023 kanë hyrë 3.723.613 pasagjerë, pra shtatëmujori i 2024 ka shënuar 1.113.908 hyrje më shumë.

 

Postimi i Ramës:

 

“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN.

 

*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”, ka shkruar kryeministri krahas të dhënave./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat