Secondary Adv

Kontrolli kufitar shteteror, gati projektligji i ri, nga sistemet e mbikeqyrjes tek infrastruktura

Qeveria synon të ndryshojë një sërë aspektesh që synojnë përmirësime si në mbikëqyrje edhe në plotësimin me infrastrukturë.

 

Qeveria synon që përmes një projektligji të ri “Për kontrollin e kufirit shtetëror” të nxjerrë për konsultim, të ndryshojë një sërë aspektesh që synojnë përmirësime si në mbikëqyrje edhe në plotësimin me infrastrukturë.

 

Referuar relacionit që shoqëron projektligjin  publikuar nga Ministria e Brendshme nënvizohet se së pari synohet që përmes projektligjit të sigurohet  rritja e nivelit të përputhshmërisë me standardet evropiane dhe të Shengen,

 

në aspektin legjislativ, administrativ e institucional në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, veçanërisht në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, forcimi i bashkëpunimit mes agjencive dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

Po kështu synohet përmirësimi i Sistemit për mbikëqyrjen e hapësirës detare, kontrollit kufitar dhe kërkim shpëtimit në det.

 

Një tjetër element që sillet në vëmendje është reduktimi i vulnerabilitetit (ndjeshmërisë) në kufi duke reaguar në mënyrë më efektive me vendosjen e burimeve të disponueshme, bazuar në analizën e rrezikut të kryer dhe kërcënimit që mund të ndikojë në sigurinë kufitare.

 

Së katërti relacioni shpjegon se mbetet në fokus bashkëpunim i zgjeruar ndërinstitucional në menaxhimin e integruar të kufijve për të përmirësuar qarkullimin ndërkufitar, përmirësimin e sigurisë kufitare, luftën ndaj krimit ndërkufitar, mbrojtjen e jetës, shëndetit e pronën e njerëzve, shëndetin e kafshëve, bimësinë dhe ekosistemet përgjatë kufirit shtetëror.

 

Po kështu forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me vendet fqinje, institucionet e BEsë dhe Agjencinë Evropiane të Rojes Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), për çështjet e kufijve, parandalimin e migracionit të paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe ripranimin e personave me qëndrim të parregullt.

 

Sipas relacionit një tjetër pikë që synon të arrijnë ndryshimet është përmirësimi i infrastrukturës në Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim krijimin e kushteve që sigurojnë kalim të lehtësuar e të sigurt të shtetasve e mallrave.

 

Po kështu rritja e forcës zbuluese kundër krimit ndërkufitar nëpërmjet rritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve teknike e strukturore për goditjen e fenomenit të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara për kalimin e kufirit.

 

Në finale parashikohet edhe rritja e kapaciteteve të PKM për hetimin dhe goditjen e rasteve dhe rrjeteve të kontrabandimit dhe trafikimit, duke u fokusuar të kontrabandimi i personave, e veçanërisht migrantëve e minorenëve.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/kontrolli-kufitar-shteteror-gati-projektligji-i-ri-nga-sistemet-e-mbikeqyrjes-tek-infrastruktura/)


Më të lexuarat