Secondary Adv

Linje interkonjeksioni me Italine, parashikohet ngritja e nje centrali per rezervim energjie

Shqipëria synon që deri në vitin 2030 të transformohet në një eksportuese neto e energjisë elektrike.

 

Në programin e politikave prioritare të miratuar së fundmi qeveria ka parashikuar një sërë projektesh të rëndësishme në këtë drejtim.

 

Në tre vitet e ardhshme planifikohet  që të nisë ndërtimi i një linje të re interkonjeksioni me Italinë. Linja e interkonjeksionit për transmetimin e energjisë midis dy vendeve do  të jetë nënujore  do të nisë nga Vlora dhe do të ketë pikën e daljes në  Brindisi.

 

Po ashtu parashikohet që  në vend të ndërtohet një central i cili do të përdoret për të rezervuar energjinë  që prodhohet me shumicë gjatë sezonit të reshjeve.

 

Kjo energji do të përdoret më pas  në periudhën e verës kur mungojnë reshjet e shiut dhe prodhimi është i vogël. Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës është  një tjetër projekt i rëndësishëm për sektorin energjetik në vend dhe kap një vlerë prej 800 milionë e 50 mijë eurosh.

 

Prodhimi i energjisë nëpërmjet paneleve fotovoltaike është një tjetër pikë e rëndësishme në projektet që parashikohen  për vitet në vijim.

 

Edhe projektet që lidhen me transmetimin  apo depozitimin e gazit zënë një peshë të rëndësishme në projektet që pritet të zbatohen në vitet në vijim.

 

PROJEKTE PER  ENERGJINE PER PERIUDHEN 2025-2027

Linjë interkonjeksioni  nënujore Vlorë-Brindisi  – 310 milionë euro

 

Central për rezervim te energjisë  – 120 milionë euro

Dixhitalizim i Kaskadës së Drinit  – 80 milionë euro

 

Zgjerim i nënstacionit të Fierzës –  35 milionë euro

Zgjerimi i nënstacionit Tirana 1 – 17 milionë euro/Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat