KAS rrezon opoziten, konfirmon Vangjel Tavon si kryetar te bashkise Himare
Vangjel Tavo është kryetari i bashkisë së Himarës.
Nuk ka dilemë as nga Komisioni i Ankesave e Sanksioneve i cili vendosi të rrëzojë kërkesën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" të dy liderëve të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta për përsëritjen e zgjedhjeve të 4 gushtit që u zhvilluan në Himarë.
Hapja e kutive konfirmoi se nuk ka pasur asnjë shkelje dhe se asnjë rast i votimit me kartë të skaduar nuk është evidentuar.
PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë dhe ngriti pretendimin se 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara, ndërsa sipas tyre 300 votues të rinj janë shtuar nga bashkitë e tjera.
Gjetjet nga administrata e KQZ pas verifikimit të materialeve zgjedhore: -169 qytetar janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të shkaduara.
Nga këto raste janë gjetur 23 në librin e protokollit, mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve. Rreth 100 zgjedhës patën vështirësi për tu identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit).
-Nuk jane evidentuar raste me votim me kartë të skaduar.
Pretendimi i Koalicionit 'Bashke Fitojmë':
-560 që kanë shkuar dhe janë kthyer nga qendrat e votimit, për shkak të kartave të skaduara të votimit
-260 nuk i ka njohur pajisja e identifikimit PEI, pasi kishin kartat e rinovuara ditët e fundit, para 4 gushtit.
Vangjel Tavo fitoi kundrejt kandidatit të opozitës Petro Gjikuria me një diferencë prej 1477 votash./Burimi: Shqiptarja.com