Secondary Adv

Transporti i mbetjeve te rrezikshme, Balluku: Porti i Durresit nuk ka lidhje me procesin

“Porti i Durrësit nuk ka përgjegjësi në drejtim të transporti të mbetjeve të rrezikshme”.

 

Deklarata u bë nga ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila në daljen pas mbledhjes së qeverisë komentoi skandalin e transportit ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, të gjeneruara nga kompania “Kurum”.

 

Ndërkaq, Balluku foli edhe për situatën e krijuar me 500 punonjësit e “Kurum”. Alarmi për transportin e mbetjeve të dyshuara toksike nga Shqipëria, me destinacion Tajlandën u ngrit nga Basel Action Network (BAN), një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ndërkohë që, do të jetë hetimi i nisur nga prokuroria shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare, siç është OLAF, që do të ekspozojnë përgjegjësit e shkeljes së Konventës Ndërkombëtare të Bazelit./Burimi: Scan


Më të lexuarat