Secondary Adv

Rritet konsumi i karburantit dhe mallrave te tjera te akcizes

Të ardhurat në buxhet nga Doganat për muajin Gusht 2024 ishin 21,4 miliardë lekë.

 

Të ardhurat në buxhet nga Doganat për muajin Gusht 2024 ishin 21,4 miliardë lekë (rreth 214 milionë euro) ose 1,7 miliardë lekë (rreth 17 milionë euro) më shumë se gushti i vitit 2023.

 

Sipas burimeve zyrtare nga Doganat, rritja e zhdoganimeve vjen si rezultat i mirëmenaxhimit dhe rritjes së konsumit mbështetur nga rritja e industrisë së turizmit që kanë shënuar shifra rekord gjatë kësaj periudhe.

 

Një rezultat pozitiv ka dhënë importi i mallrave të akcizës me 714 milionë lekë më shumë se Gushti 2023, ku theksohet ai i karburantit i cili këtë muaj ka arritur shifrën 76,000 ton, një shifër rekord konsumi mujor.

 

Krahasuar me muajin Gusht të vitit 2023 janë konsumuar rreth 7,000 ton karburante më shumë, 20 ton cigare më shumë, 1,000 ton birrë më shumë dhe 150 ton kafe më shumë.

 

Ndërkohë, efektin më të madh te të ardhurat doganore e kishte TVSH në import me rreth 1 miliardë lekë (rreth 10 milionë euro) më shumë, me ndikimin kryesor nga importi i cigareve me +138 milionë lekë, si dhe metalet bazë dhe konstruksionet metalike me efekt rreth 150 milionë lekë më shumë se gushti 2023.

 

/Burimi: Monitor (https://monitor.al/konsumi-i-karburantit-dhe-mallrave-te-tjera-te-akcizes-rrit-te-ardhurat-nga-doganat/)


Më të lexuarat