Secondary Adv

Business Traveller shkrim per Rivieren Shqiptare, e cileson si Maldivet e Europes

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë bukurive shqiptare, si atyre në alpe, po ashtu edhe në zonën bregdetare dhe shifrave të turizmit, zonave historike apo kulinarisë.

 

Këtë herë është resvista “Business Traveller” ajo që ka shkruajtur një artikull për vendin tonë, ku vlerëson vendet që duhen vizituar në Rivierën Shqiptare.

 

Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook artikullin e revistës “Business Traveller”, lidhur me Shqipërinë, e cila e krahason vendin tonë me “Maldivet e Europës”.

 

Në artikullin e saj prestigjiozja shkruan se arsyet për ta vizituar janë të shumta.

 

Mes tyre “bregdeti mahnitës i Adriatikut dhe Jonit, i njohur si Riviera Shqiptare, e cila shtrihet nga qyteti i vrullshëm i Vlorës, përmes qyteteve më të vogla, më të bukura si Dhërmiu, Himara, Saranda dhe, natyrisht, Ksamili”.

 

“Revista “Business Traveller” e përshkruan Shqipërinë nën shkëlqimin e turizmit, me bregdet mahnitës, vende magjepsëse të trashëgimisë së UNESCO-s e kulinari të pasur.

 

“Ndërsa rritja e treguesve turistikë që pas vitit 2019, e ka kthyer Tiranën në një kryeqytet të bukur me një gamë të plotë të markave ndërkombëtare të hotelerisë, që i shërbejnë industrisë së konferencave, eventeve e takimeve”, shkruan Rama në postimin e tij, duke iu referuar shkrimit./Burimi: Shqiptarja.com

 


Më të lexuarat