Raporti: Nafta bie ne shifren me te ulet prej 2022, shtrenjtohet prodhimi vendas
Referuar të dhënave, çmimet e importit u ulën me 1% krahasuar me vjet, ndërkohë nafta bruto po tregtohet në vlerën më të ulët që prej vitit 2022.
Çmimet e mallrave të importuara janë më të lira se në vitin e kaluar. Kjo rënie e çmimeve në tregjet e huaja shumë pak po reflektohet në tregun tonë. Nga ana tjetër prodhimi vendas vijon shtrenjtimin.
Mallrat e importit po vijnë më të lira në tregun vendas. Ndikuar nga zhvlerësimi i euros, dollarit por edhe prej rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, malli i importit është mirë i lirë se vitin e kaluar.
Indeksi i çmimeve të importit është ulur me 1%, ku rënia më e madhe e çmimeve është regjistruar tek industria nxjerrëse me -1.5%, ndjekur nga industria përpunuese ku përfshihen edhe ushqimet rënia është me -1.2%.
Rënie e çmimeve është regjistruar tek energjia si dhe tek furnizimi me uji.
Ulja e çmimeve të mallrave të importit është edhe si faktor kryesor që ka ndikuar në uljen e inflacionit në vend.
Por nga ana tjetër zhvlerësimi i valutave i bën edhe më të lira këto mallra, pasi për të blerë jashtë vendit po harxhohet më pak se vjet. Por kjo ulje e çmimeve jashtë, shumë pak reflektohet në tregun vendas për shkak të abuzimeve.
Vlen të përmendet rasti i karburantit, i cili prej ditësh po tregtohet në bursë në vlerat e tij më të ulta që nga fillimi i vitit 2022.
Sot një fuçi nafte bruto kushton në bursë 72 dollarë, nga 78-80 dollar që ishte në fund të gushtit, por çmimi në pikat e karburanteve nuk ka ndryshuar që prej 12 gushtit.
E kundërta po ndodh me prodhimin vendas që vijon të shtrenjtohet.
Referuar INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e dytë të vitit shënoi një rritje me 1,7%, ku rritja më e madhe u regjistrua ek energjia elektrike, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese.
Në grupin e industrisë përpunuese grupi i produkteve ushqimore dhe ato të duhanit patën shtrenjtimin më të madh me përkatësisht 3% dhe 3.8%./Burimi: Shqiptarja.com