Sistemet e faturimit dhe klienteve, OSHEE hap garen per mirembajtjen
OSHEE Group parashikon të shpenzojë 117 milionë lekë ose rreth 1.1 milionë euro për një kontratë që synon mirëmbajtjen e sistemeve që lidhen me klientët dhe faturimin.
Një procedurë që ka në fokus kontratën me objekt “Mirëmbajtje e sistemit CRM dhe Billing” nënvizon ndër të tjera se operatori që do të rezultojë fitues nga gara e hapur në sistemin e prokurimeve do të kryejë këtë shërbim pëe 12 muaj.
Në dokumentet që shoqërojnë procedurën OSHEE nënvizon se cili është objekti i kontratës.
“Objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e sistemit Billing dhe CRM në OSHEE Group sh.a për të siguruar vazhdimësinë e punës së këtij sistemi dhe e të gjithë sistemeve të integruar me këtë sistem, në mbi 99.9%, për të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara nga ky sistem.
Ky shërbim ka si objekt edhe rregullimin dhe dokumentimin e çdo defekti, bug-u ose problematike të sistemit, pa kosto shtesë, gjatë gjithë periudhës së mirëmbajtjes” thuhet në dokument.
Sipas OSHEE sistemi Informatik Billing&CRM aktualisht përdoret nga katër kompanitëë e OSHEE Group sh.a për realizimin e proçeseve kryesore të punës së tyre.
“Me qëllim funksionimin e plotë të tij ky sistem ka nevojë për mirëmbajtje, dhe sipas nevojës, edhe për përmirësime të funksionaliteteve ekzistuese të tij” nënvizon kompania.
Konkretisht sistemi Billing&CRM i OSHEE Group sh.a, është sistemi kryesor përmes të cilit katër kompanitë kryejnë proceset kryesore që lidhen me infrastrukturën dhe rrjetin energjetik, abonentët, faturimin periodik dhe arkëtimin e të ardhurave, printimin e faturave etj.
Nga pikëpamja funksionale, ndërfaqja e sistemit është e organizuar në modulet e mëposhtme: