Secondary Adv

Turizmi nxit sherbimet, rriten te ardhurat dhe pagat, kryesojne hotelet e restorantet

Ndryshe nga sektori i prodhimit, shërbimet kanë shënuar një ecuri më pozitive të ndikuara dhe nga turizmi.

 

Ndryshe nga sektori i prodhimit, që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë (përveç ndërtimit), shërbimet kanë shënuar një ecuri më pozitive të ndikuara dhe nga turizmi.

 

INSTAT ka publikuar statistikat afatshkurtra të treguesve tremujorë mbi shërbimet, që përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave;

 

Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024.

 

Të gjithë sektorët kanë raportuar rritje të shitjeve, që më e fortë ishte për hotelet, që u zgjeruan me 17.1% në tremujorin e dytë. Edhe në restorante shitjet ishin 11% më të larta.

 

E njëjta tendencë ka vijuar dhe me pagat, që kanë vazhduar të rriten, sidomos në hoteleri e restorante, duke reflektuar problematikën me gjetjen e fuqisë punëtorre.

 

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me rritje

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Transport, Magazinim dhe Postë ecuri pozitive

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Hotele, rritje dy shifrore

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Bar, Restorante, ecuri pozitive

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Informacion dhe Komunikacion, me rënie

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,5%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,9%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Agjenci udhëtimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

/Burimi: Monitor (https://monitor.al/turizmi-nxit-sherbimet-rriten-te-ardhurat-dhe-pagat-kryesojne-hotelet-e-restorantet/)


Më të lexuarat