
Rama: Konkurs nderkombetar per ndertimin e godinave te reja per administraten, hapet gara
Një konkurs ndërkombëtar me 10 studio prestigjioze është hapur për të ndërtuar zyra të reja për administratën publike.
10 studiot prestigjioze i paraqitën jurisë ndërkombëtare projektidetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësira të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij tha se këto projekte i përgjigjen nevojave dhe vizionit të ‘Shqipërisë 2030’.
Rama tha se institucionet publike paguajnë miliona euro qira për të ushtruar aktivitetin e tyre, por sipas Ramës këto ambiente nuk i përgjigjen vizionit për Shqipërinë 2023.
“Janë 10 finalistë të ndarë në dy grupe, 5 për çdo grup, që përballë jurisë ndërkombëtare do prezantojnë projekt idetë e tyre lidhur me 4 zhvillime të rëndësishme që i hapin rrugë një faze të re, qasje të re dhe padisuktim edhe një roli të ri të shtetit në raport me pronën publike.
Për ta bërë të qartë për ata që nuk janë të informuar me këtë nisëm, institucionet publike paguajnë disa miliona euro në vit qira për të ushtruar aktivitetin e tyre në mjedise që janë larg së qenit të denja për ambiciet tonë të Shqipërisë 2030,
larg të qenit të denja për atë që meritojnë qytetarët që marrin shërbime, për kushtet në të cilat duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit.
Ai shtoi se arkitektët janë thirrur para jurisë ndërkombëtare për të shpalosur idetë e tyre.
“Arkitektët janë thirrur të na ofrojnë idetë dhe projektet e tyre për të na dhënë mundësinë që të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha edhe detaje nga ky projekt, duke thënë se shteti s’do japë me prona te privati, por me këtë ide të re shteti do të vendosë në dispozicion pronat publike dhe investitorët ftohen në konkurs për të ndërtimin e projketeve.
Kështu, Rama thotë se shteti si pronar i truallit do të përfitojë një infrastrukturë të re për institucione publike që ende rrinë në mjedise me qira, si Biblioteka Kombëtare.
“Kompleks të madh qeveritar që do akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe nga ana tjetër edhe një godinë publike ku do akomodohen të tjera institucione që janë sot në nevojë të madhe për të pasur një vend të denjë për të gjitha kërkesat e tyre.
Shteti s’do dorëzojë me prona siç e i ka dorëzuar në të shkuarën te privatët, por do futet në një rol aktiv për të nxjerrë nga shfrytëzimi pronave publike të mira publike, edhe për të nxjerrë përfitime financiare që do shërbejnë për investime të mëtejshme.
Shteti vendos në dispozicion pronat publike dhe më pas fton në konkurs investitorë vendas e të huaj për ndërtimin e projekteve,
nga ku shteti do të përfitojë si pronar i truallit një infrastrukturë të re për institucione publike që ende rrinë në mjedise me qira apo ende nuk e kanë selinë e tyre të shekullit të ri, si për shembull Biblioteka Kombëtare”, tha Rama.
Studiot pjesëmarrëse në konkurs
ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA)
COLDEFY (Francë)
EMBT Architects (Spanjë)
SNOHETTA (Norvegji)
ZAHA HADID Architects (UK)
ARCHI-TECTONICS (USA)
ARCHITECTURE STUDIO (Francë)
BAUKUH (Itali)
COOK RESEARCH (Angli)
MAD Office (SHBA)
/Burimi: Shqiptarja.com
Më të lexuarat








