Secondary Adv

Shqiperia rrit sigurine kibernetike, ngjitet me 23 vende ne Indeksin Global te Sigurise

Siguria kibernetike në Shqipëri ka avancuar gjatë vitit 2024.

 

Kjo vlerësohet nga Indeksi  Global i Sigurisë Kibernetike  ku rezulton se vendi ynë është  ngjitur me 23 pozicione  në renditjen botërore.

 

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve aktualisht, në nivel evropian, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj nga vendi i 40-të në vendin e 30-të dhe pozicionohet në vend të 57 në botë.

 

Performanca e Shqipërisë është përmirësuar  duke u vlerësuar me 86.51 pikë, bazuar në 5 indikacione kryesore ku është bazuar ky raport: masat ligjore, masat teknike, masat organizative, zhvillimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

 

Ky përparim e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin “Tier 2”, ku përfshihen shtetet që po avancojnë me shpejtësi në fushën e sigurisë digjitale. Avancimi përfaqëson vendet që kanë marrë një rezultat të përgjithshëm prej të paktën 85 nga 100 pikë duke demonstruar një angazhim të fortë kundrejt sigurisë kibernetike.

 

Rol në këtë përmirësim ka luajtur Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike I cili ka koordinuar zbatimin e politikave dhe masave të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat