Secondary Adv

Sveçla: Ura e Ibrit do hapet shume shpejt, do koordinohemi me KFOR

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Gjermani për takime në kuadër të Procesit të Berlinit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

 

Sipas tij, kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel. “Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

 

Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR-in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

 

Tema e urës është diskutuar dje në Bruksel gjatë takimeve të ndara të emisarit Mirosllav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat