Secondary Adv

Energjia, OST kerkon rritje me 45 per qind te tarifes se transmetimit

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar rritjen e tarifës së transmetimit së energjisë elektrike, që ndikon drejtpërdrejt te çmimi fundor që paguajnë klientët.

 

Referuar aplikimit të dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, rritja e kërkuar është në masën 45%, duke shkuar në 1.22 lekë/kWh nga 0.85 lekë/kWh, që është aktualisht.

 

Kompononeti që ka ndikuar në paraqitjen e kërkesës për rritje të tarifës, që rrjedhimisht pasohet me të ardhura më të larta për kompaninë publike të transmetimit është blerja e energjisë.

 

Vendimi përfundimtar për rritjen apo jo të kësaj tarife i takon Entit Rregullator, që vendosi nisjen e e shqyrtimit të aplikimit. Në rast të miratimit, impakti i tarifave të reja reflektohet kryesisht te ato biznese që aktualisht kanë dalë në tregun e liberalizuar të energjisë.

 

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që OST kërkon rritje të konsiderueshme të tarifës së transmetimit. Edhe në vitin 2022 u kërkua që tarifa të shkonë në 1.47 lekë/ kWh, por ajo u rrëzua nga ERE që vendosi nivelin 0.85 lekë/ kWh, nga 0.75 lekë/kWh, që ishte deri në prill të vitit 2022./Burimi: Scan


Më të lexuarat