Secondary Adv

Pas KQZ, Gjykata e Vlores i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkise Himare

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. 

 

Vendimi është marrë një ditë më parë nga gjyqtari Artan Çirraga.

 

Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.

 

Tavo tashmë pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator. 

 

Si KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet në Himarë, duke vlerësuar se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor. 

 

Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.

 

Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria./Burimi: Shqiptarja.com

 


Më të lexuarat